Gjenden të groposur në parkun 'Rinia' , 4 'Kallashnikov'

Gjenden të groposur në parkun "Rinia" në Elbasan, 4 Kallashnikovë. Armët u gjetën nga punëtorët e firmës që po kryejnë punime në këtë park.

Sot, më 30 tetor 2017, në Sallën Operative erdhi një telefonatë, ku njoftohej se një punëtor i firmës që kryente punimet tek parku “Rinia”, gjatë punimeve kishte konstatuar të groposur, futur në thasë, 4 armë zjarri "Kallashnikov".

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri sekuestrimin e 4 armëve automatik model 56, kalibër 7.62 mm me 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.

Policia e Elbasanit tha se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.