VIDEO/ Apple shkarkon inxhinierin, vajza e të cilit e shfaqi iPhonen e ri para kohe

Inxhinieri i cili e la vajzën e tij të shfaqte një iPhone X në YouTube është përjashtuar nga Apple.

Më herët gjatë javës, Brooke Amelia Peterson publikoi një video të babait të saj që tregonte iPhonen e ri. Video madje ishte realizuar në një kateteri të Apple-it, dhe zbuloi disa detaje të reja të telefonave.

Video u bë hit në YouTube, ndërsa në një njoftim të ri Petersoni shpjegoi se video ishte fshirë me kërkesë të Apple-it dhe se babai i saj – inxhinieri Ken Bauer – ishtë përjashtuar nga punaL “Apple e ka larguar. Në fund të ditës, kur ju punoni për Apple-in, nuk ka rëndësi sa person i mirë jeni. Nëse thyeni një rregull, nuk ka tolerancë”, ka thënë ajo, transmeton Albinfo.ch.

Edhe pse iPhone X i ri është në dispozicion për porositë e para, Apple kishte organizuar një konferencë për media për ta shfaqur pajisjen dhe nuk kishte nxjerrë pamje të tjera derisa u shfaq videoja e rrallë e Amelia Petersonit.