FOTO/ Nisin homazhet/ Miq e të afërm i japin lamtumirën e fundit Adelajda Xhamanit

Ashtu siç u njoftua edhe më herët ,  homazhet për gazetaren  AdelajdaXhamani, e cila u nda nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme pas një arresti në zemër, po mbahen në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite. 

Mes dhimbjesh dhe lotësh  miq , kolegë  dhe të afërm,  janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares së nohur, e cila u nda nga jeta në kulmin e rinisë.

Ceremonia e lamtumirës për Xhamanin po mbahet Kinemanë e qytetit të Kavajës.

Adelajda apo Adela siç e thërrisnin miqtë, ishte vetëm 31-vjeçe, me projekte, ide dhe ëndrra për të vijuar përpara me gazetarinë, por që fatkeqësisht rrugëtimi i saj në këtë jetë u pre në mes.