Vasili: Shqiptarët kanë vetëm një detyrim, ta përmbysin Ramën!

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI, gjykon se për kreun e qeverisë, 80 % e shqiptarëve nuk ekzistojnë ndaj ata kanë vetëm një detyrim sot: Ta përmbysin! 

Vasili i sheh me sy tjetër, si ofertat për punësim  në poste të larta që publikon Kryeministri, ashtu edhe takimet që ai bën midis kabinetit qeveritar dhe grupit të deputetëve të PS-së.   

"Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s'ia thotë...- shkruan Vasili në Fb. - " Kryeministri ne jerm. E ktheu ne zyre pune kryeministrine, i nxjerr vete njoftimet per punesim. Thote ky kryeministri shkollepak: "Marreveshje e deputeteve te rilindjes me qeverine e rilindjes". Po per cfare? Per pazaret e dites, hiq e ve njerez neper punerat e shtetit.

80% e shqiptareve nuk ekzistojne per kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kane më asnje detyrim qe ta njohin, edhe ai nuk ekziston më per ta. Ndaj Kryeministrit te trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptareve kane vetem nje detyrim: ta permbysin!"