FOTO/ 17 vendet e 'fshehura' që duhet të vizitoni, mes tyre dhe një qytet shqiptar

Europa është një kontinent që ofron shumëllojshmëri turizmi nga ai bregdetar deri te ai malor. Gjithsesi për një gjë jemi të bindur që shumë vende nuk keni arritur që t'i vizitoni. 

Një faqe e njohur që merret me udhëtimet dhe vendet turistike më të veçanta në botë "Danflyingsolo.com" ka renditur 17 destinacionet e "fshehura" që duhet t'i vizitoni patjetër në vitin 2017. 

Mes tyre është edhe Berati. 

"Një qytet që do ju bëjë të bini menjëherë në dashuri me dritaret e gjëra dhe me shtëpitë e bardha. Ky qytet ka edhe një kështjellë ku mund të flini, restorante, dhe madje kjo faqe e konsideron një vend që të ofron kumbullat më të mira në botë", shkruan në një koment të shkurtër kjo faqe.