FOTO/ Mesazhi shoqes së ngushtë të Adelës: Si do të ec unë rrugëve pa ...

Ndarja nga jeta në moshë të re të gazetares Adelajda Xhamani, ka prekur qindra njerëz, por dhimbja është e tmerrshme për miqtë, familjarët dhe të afërmit e saj.

Një nga mikeshat e saj me të ngushta ka publikuar një mesazh ku shpreh dhimbjen që i shkaktoi ndarja nga jeta e një engjëlli, siç e quan ajo. Ditën e sotme Adela do të përcillet për në banesën e fundit.

Mesazhi i plotë:

Shpirtit tim nuk i del dot asnjë fjale për ty veçse dhimbje dhe pengje!

Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’te takoja një dite, as nuk arrij te imagjinoj si po i shty këto ore, teksa mendoj qe është e gjitha një ëndërr e keqe dhe pres mbaroje ky ankth. Si do te ece ne rrugët e qytetit pa ty, si mund te shkoj ne kinema pa ty, planet e pushimeve tona pa ty.

Gjithçka pa ty… Ishim katër, por ti e theve premtimin dhe tashme jemi tre qyqare pa ty o engjëlli ynë. Te te përcjell ty sot për ne banesën fundit, gjeja e fundit me kish shkuar ndërmend, sidomos pas planeve tona per te shkuar ne Korçe fundjavën e ardhshme!

Ti ishe një drite e mbushje zemrën time pas çdo zbrazëtie, ishe nje yll i bukur qe na zbukuroje te gjithëve. Tani do ndriçosh lart si engjëll për te gjithë ne. Por do jesh gjithmonë e jona me ne dhe për ne.

Te dua ne infinit.