Keidi Bare rrëfen lidhjen me vajzën e trajnerit: Jam apo s’jam me të, do vazhdoj të bëj..

Talenti i kombëtares sonë, Keidi Bare para dy ditësh luajti nga minuta e parë në barazimin e Atletico Madrid ndaj Elches në Kupën e Spanjës. Bare tashmë ka besimin e trajnerit Diego Simeones, i cili e konsideron si një elementë të rëndësishëm për të ardhmen. 20 vjeçari ka dhënë një intervistë për “Zona Gol”, duke folur rreth aktivizimit si titullar, pritjes së një ftesë nga Panucci dhe lidhjes së tij me vajzën e trajnerit.

“Për mua ishte si një ëndërr, pasi kisha shumë dëshirë që të debutoja si titullar te Atletico. Më në fund ia arrita qëllimit. Gjithsesi në këtë ndeshje nuk arritëm të fitonim. Shpresoj që të jem sa më shpejt në ekipin e parë. Derbi me Realin në Kategorinë e Tretë? Kur nuk jam pjesë e ekipit të parë, luajë me Atletico B. Ndeshjen e dominuam ne, por ata arritën që të na barazonin. Edhe në skuadrën e moshave ka një urrejtje më e madhe me Realin.”, u shpreh Bare.

Lidhja me vajzën e trajnerit Burgos? 
“Unë çdo gjë e kam arritur me forcat e mia. Kam ardhur me këmbët e mia, dhe me këmbët e mia do të vazhdoj. Jam apo s’jam me vajzën e tij unë do të vazhdoj që të bëj punën time.”, shtoi më tej Keidi Bare.

Më pas, Bare ka folur dhe rreth mundësisë që një ditë të jetë pjesë e ekipit kombëtar të drejtuar nga Panucci.

“Më mirë vonë se sa kurrë. Unë shpresoj shumë që të marrë një thirrje nga Panucci. Kam pasur një lidhje të fortë me Shqipërinë, dhe e ndjej shumë mungesën e vendit tim.”, përfundoi fjalën e tij, Keidi Bare.