Ditë zie edhe në shtëpinë e personazhit të njohur

Ditën e sotme do përcille për në banesën e fundit gazetarja Adela Xhamani.

Po ashtu sot i jepet lamtumira edhe babait të Olti Currit, blogerit mjaft të njohur shqiptar.

Ndryshe nga postimet e shumta që ai bën në rrjetet sociale, këtë radhë blogeri ka bërë njoftimin më të hidhur për të, ndarjen nga jeta të babait të tij.

"Lamtumirë babush, do të na mungosh shumë...Zoti të pastë pranë vetes  (Varrimi nesër ditën e hënë ora 12.00 Durrës)", njofton Olti Curri.

Këtë të dielë një lajm i kombshëm ishte ai i ndarjes nga jeta të gazetares së njohur Adelajda Xhamani, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në zonën e Freskut në Tiranë, si pasojë e një ataku kardiak. Ajo u shua në moshën 31-vjeçare, ndërsa do të prehet në qytetin e origjinës së saj, Kavajën.