Turqi, arrestohen 61 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik

Policia turke arrestoi sot 61 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik, mes të cilëve dhe sirianë, në kuadër të një operacioni të sigurisë ndërmarrë në të gjithë vendin me rastin e festës kombëtare turke, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “Anadolu Agency”.

“Njëzet e dy të dyshuar, përfshirë dhe zyrtarë të Shtetit Islamik, u arrestuan në provincën e Erzurumit dhe 39 të tjerë në provincën e Bursas”, theksoi agjencia turke e lajmeve, duke cituar forcat e sigurisë.

Mes të dyshuarve bëjnë pjesë dy shtetas nga Azerbajxhani dhe 28 sirianë.

Dje, policia realizoi në Ankara arrestimin e 49 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik, disa prej të cilëve të dyshuar për përgatitjen e një atentati gjatë festës kombëtare turke.

Turqia është goditur që prej dy vitesh nga atentate të shumta të përgjakshme atribuar apo marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Atentati i fundit shkaktoi të paktën 39 të vdekur në një diskotekë në Stamboll natën e Vitit të Ri