VIDEO/ Çfarë është kjo krijesë misterioze që po tmerron skiatorët?

Skiatorët janë frikësuar pasi në vend pushimin e Formigal në Pyrenees janë në alarm për shkak se është parë një mostër i bardhë, e që besohet se është një Yeti. Yeti ose ndryshe njeriu i malit. Thuhet se është më i gjatë se një njeri dhe ka jetuar në viset e Himalajeve, Nepalit dhe Bhutanit, por asnjëherë deri më tani nuk ka pasur fakte për një ekzistencë të tillë, sepse për yeti’t është folur vetëm nëpër mite. Kjo video u realizua në pjesën turistike në verilindje të Spanjës.

A është kjo dëshmi se Yeti’i vërtetë ekzistojnë? Disa persona mendojnë se është një ari, të tjerët mendojnë se ishte ndonjë ushtar i cili ushtrohej në borë, ndërsa disa të tjerë thonë se ndonjë person ka pretenduar dhe është veshur si një Yeti, vetëm për të shkaktuar konfuzion.

Pronarët e vendpushimeve në atë zonë kanë kontrolluar pjesën por nuk kanë gjetur asgjë. Një zëdhënës policor konfirmoi se zona ishte e kontrolluar, por asgjë nga këto spekulime nuk u zbuluan. “Në besojmë se nuk ka arsye për alarm, por sidoqoftë ne do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes këtë zonë”, tha ai. Kurse, skiatorët që e filmuan këtë pamje, vazhdojnë të jenë këmbëngulës për atë që kanë parë. “Se a është një Yeti apo një arushë? Në nuk e dimë, por atë e pamë me sytë e tanë”, tha njëri ndër skiatorët.