FOTO tek busti i Azem Hajdarit/ Ja kush është regjisori 13 vjeçar me çmime ndërkombëtare

Ai është vetëm 13 vjeç, por është një gjeni, pasi deri tani ka marrë shumë çmime të para në festivale ndërkombëtare si regjisor i suksesshëm filmash, por edhe si një gazetar i talentuar.

13 vjeçari Peon Sadiku nga Gjilani, ka pozuar sot para bustit të Azem Hajdarit në Bajram Curri.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka bërë pubike foton e Peonit para bustit të heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Miq, ju ftoj të përshëndesim djaloshin që pozon para shtatores së tribunit legjendar Azem Hajdari. Ai quhet Peon Sadiku, nxënës në klasën e shtatë në Gjilan, gazetar i talentuar dhe regjisor i suksesshëm filmash që kanë fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare. Suksese Peon!