Shpëtim Duro tregon se si e mundi Partizanin

Pas fitores ndaj Partizanit ka folur për mediat trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. Ai tha se ekipi i tij fitoi, pasi eleminoi Trashin, duke e bllokuar mirë.

Nuk doja që të isha protagonist në humbjen e Partizanit, por unë jam profesionist dhe do bëj më të mirën për Flamurtarin. Partizani është rival i fortë, me moralin e lartë. Por pavarësisht fitoreve, Partizani ka qenë jo mirë. Prandaj i kam bindur lojtarët që mund të marrim rezultat pozitiv.

Them që ishte një fitore e rëndësishme, ndaj një rivali, por deri tani kemi bërë shumë mirë. Unë e njoh Partizanin, sot të gjithë punën e kisha përqëndruar te Trashi, ka qenë më i miri në ndeshjet e kaluara, eleminimi i Trashit bëri që ta bllokonim Partizanin dhe të fitonim ndeshjen”, deklaroi Duro.