Vasili: Rama si ‘Beni ecën vetë’, këndon këngë partizanësh nga fika e ...

Kreu i grupit Parlamentar të lëvizjes socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka ironizuar deklarata e kryeministrit Edi Rama kur flet për Reformën në Drejtësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili e krahason Ramën me aktorin e vogël tek filmi ‘Beni ecën vetë’, duke shkruar se Rama ashtu si Beni këndon këngë partizanësh nga frika.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri flet ne frike, si Beni qe kendonte kenge partizane ne pyll.

Ky shkollepaku llomotit e grin fjale, qe nuk i kupton, lart e poshte dhe gjithe diten,ne konferenca façebookiste,ne parlament,kur u hakerrehet gazetareve,kur flet per ekonomine imagjinare nga e cila s'kupton hicgje,kur shkreh njerin budallek pas tjetrit,kur i lemerisur voton kunder drejtesise per te mbrojtur drogen dhe trafikantet,kur i trembur per vdekje ben be qe nuk ka frike.

Mos humbni hic kohe qe ta degjoni gjithe kete logore halucinante te tij sepse a e dini pse e ben?

Do ti jape kurajo vetes shkollepaku i trembur shume, ashtu si Beni i vogel tek filmi,qe nga frika kendonte kenge partizane kur ecte ne pyll.