Flamurtari i bën ‘gjëmën’ Partizanit brenda në kryeqytet

Partizani zhvilloi në “Selman Stërmasi” ndeshjen e javës së tetë  të Superiores, njofton SYRI/net.

Të kuqtë kishin një mundësi të mirë për të marrë tri pikët dhe për t’u ngjitur në vend të tretë, duke parakaluar pikërisht vlonjatët, por dështuan në fushën e tyre.

Ardit Hoxhaj shënoi në minutën e 25-të për kuqezinjtë, duke bërë surprizën e javës. Flamurtari fiton 1-0 brenda në kryeqytet, duke shtangur ekipin e drejtuar nga Iuliano, i cili ende nuk po e gjen veten në këtë kampionat.