FOTO/ ‘Adela mos bëj kështu’. Bledian Koka në lot për vdekjen e gazetares, ja çfarë shkruan

Vdekja e gazetares Adeljada Xhamani mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar pikëllim tek të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Gazetari Bledian Koka,është shprehur i tronditur nga lajmi i kobshëm që ka marrë ditën e sotme, për ndarjen nga jeta të Adelajda Xhamanit, të cilën e ka jo vetëm mike, por edhe kolege, pasi të dy bashkë punonin në të njëjttën media, ku gazetarja nga kavaja do të niste dhe një projekt.

Ja çfarë shkruan Koka:

Adela mos bej keshtu...????????????

U desh 12 ore nga ikja e saj qe te shkruaj diçka per te. Ndoshta sepse duhet te pakten 12 ore qe nje njeri te konsiderohet i zhdukur. Faktet tregojne se lajmi i pare qe mesova sot eshte mjerisht i vertete. Une dhe ti Adela kemi nje te perbashket (jo se ishim katunar njeri nga Manza tjetra nga Kavaja, dhe ah sa krenar jemi per kete fakt), por ne e urrejme vanitetin. Druaj se po te shkruaj ndonje patetizem te rastit vjen neser e do me thuash: "te dija me te zgjuar se kaq", dhe kush merret me ty pastaj sa te te dale inati. Dhe ti e di qe une do e zbus inatin tend duke te te pare ne sy e duke te thene...

p.s...Adela, mos bej kshu se jemi shoke ????????????

Adela u nda nga jetë në banesën e sajnë zonën e Freskut ku jetonte e vetme. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të “Big Brother Albani”a, ku spikati për çiltërsinë dhe sinqeritet e saj, me një guxim për të thyer tabutë dhe mentalitetin e qytetit  të vogël të Kavajës prej nga ajo vinte.