Rike Roçi zbulon mesazhin e fundit që i dërgoi Adelës

Dhimbjes për humbjen e Adelajda Xhamanit iu bashkua dhe një nga ish banoret mëtë përfolura në mediat rozë. Bëhet fjalë për Rike Roçin.

Menjëherë pasi ka mësuar lajmin e hidhur për humbjen e një prej gazetareve të njohura të showbizit ajo ka preferuar të kujtojë miken e saj me mesazhin e tyr të fundit.

‘U prehsh në paqe...Dua të kujtoj me këtë sms të fundit’ mbishkruan Rikja në postimin e saj.

Ato kishin një marrëdhënie mjaft të mirë deh kjo duket nga komunikimi që Rikja ka postuar. Ato kishin premtuar se do të takoheshin së shpejti.

Adelajda u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku në zemër. Vdekja e saj e paritur preu në mes shumë ëndrra dhe projekte që së shpejti do të shfaqeshin në televizionin Fax News.