Adelës i jepet nesër lamtumira e fundit, fjalët prekëse të mikut të ngushtë

Një lajm tragjik ka tronditur ditën e sotëm botën e medias dhe jo vetëm. Mëngjesi i kësaj të diele nuk ishte i kobshëm vetëm për familjen e të afërmit, por edhe për kolegët e bashkëpunëtorët e Adelajda Xhamanit, gazetares që u nda papritur nga jeta pas një ataku kardiak.

Ikja nga kjo botë e Adelës nuk ishte tragjedi vetëm e familjes por edhe e miqve e njerëzve që e donin shumë. Një ndër ta është dhe Eraldo Rexho miku dhe bashkëpunëtori i saj, i cili me një status të ndjerë në rrjetet sociale shpreh dhimbjen dhe dëshpërimin për vdekjen e Adelës.

Në atë status, themeluesi i revistës “Who” lajmëron edhe për homazhet që do të zhvillohen nesër në ora 12:00, në Kinemanë e qytetit të lindjes së gazetares në Kavajë.

“Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit… #TëDuaShumëAdela #MungonPafund”, shkruan Eraldo Rexho.