Partizani-Flamurtari, formacionet zyrtare

Partizani do të luajë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së tetë të Superiores. Takimi mes të kuqve dhe vlonjatëve do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Kjo sfidë do të startojë në orën 17:00 dhe të dy trajnerët, Mark Iuliano i Partizanit dhe Shpëtim Duro i Flamurtarit kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Partizani: Hoxha, Progni, Malota, Ibrahimi, Kalari, Vila, La Kamera, Batha, Adorjan, Trashi, Basrak

Trajner: Mark Juliano

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Useini, Sidibe, Hoxhaj, Kamara, Alvesh, Bushiç

Trajner: Shpëtim Duro