Brexit nis të japë shenjat e para, Britania e Madhe përzë qytetarët e BE-së

Brexit ka filluar të japë efektet e saj. Britania e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e Bashkimit Europian se do të duhet të largohen nga vendi.

Sipas “The Guardian”, një letër qeveritare, e shkruar në emër të sekretarit të zyrës Amber Rudd këshillon shtetasit e BE-së se ata duhet të marrin parasysh largimin.

 “Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”.

Letra e datës 18 tetor, e cila është shkruar nga zyrtarët e seksionit të emigracionit i thotë një shtetasi rumun në një qendër të paraburgimit, se kërkesa e tij për strehim emergjent është refuzuar dhe ai duhet të marrë në konsideratë një vend tjetër.

Në letër shkruhej: “Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”.

Arrestimet dhe largimet e detyruara të shtetasve të BE-së nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur ndjeshëm që nga votimi i Brexit, citon The Guardian. Kjo ka bërë që kritikët të pohojnë se Zyra Kombëtare synon qëllimisht të krijojë një mjedis armiqësor për emigrantët.