Sëmundja e epilepsisë, kush është gazetari tjetër shqiptar që humbi jetën në Londër

Ishte janari i vitit 2016 që media dhe gazetaria shqiptare do të tronditej nga ndarja e parakohshme e një tjetër gazetari.

Kreshnik Zeqaj 27 vjeç do të ndërronte jetë në Londër, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me vëllain e tij.

Si edhe në rastin e gazetares, Adelajda Xhamani edhe në atë të Kreshnik Zeqaj, epilepsia ishte në të dy herët shkaktare e marrjes së jetës së tyre.

Të dy gazetarët të diagnostikuar me këtë sëmundje humbën jetën si pasojë e sulmit në zemër.

Redaksia e SYRI.net gjen rastin të ngushëllojë familjet e të dy kolegëve tanë, që kanë humbur njerëzit e tyrë të shtrenjtë.

Kreshnik Zeqaj

Adelajda Xhamani