A e kanë ngacmuar seksualisht në punë, Jonida Vokshi rrëfen të vërtetën

Aktorja dhe prezantuesja e njohur Jonida Vokshi ka qenë e ftuara speciale e emisionit “Pop Culture”. 
 

Në intervistën e gjatë, artistja ka rrëfyer për një sërë gjërash, që nga karriera, preferencat e saj, etj.

Meqë së fundmi është diskutuar skandali “Weinstein” i cili ka përfituar nga pozita duke çuar në shtrat aktore të reja Vokshi është pyetur edhe për këtë.

“A kam pasur ngacmime? Jo. Sepse jam futur që e vogël në botën e aktrimit, jam rritur në Kinostudio dhe i njoh të gjithë, të vjetrit e të rinjtë, aktorë e regjisorë. Edhe kur kemi bashkëpunim sot më trajtojnë si atë gocën e vogël dikur” – tha Vokshi.

“Dashuria? Do të doja që një dashuri që e meriton të përfundojë me martesë” – tha ajo.