FOTO/ Lamtumirë Montella, Milan ka gjetur trajnerin e ri

Vincenzo Montella do të largohet shumë shpejtë nga Milani. Sipas mediave italiane, klubi është duke biseduar me pasardhësin e tij.

Ai është Paoulo Sousa, i cili njihet në Itali pasi ka drejtuar Fiorentinën. Palët janë duke negociuar, por marrëveshja nuk është arritur ende.

Nëse Sousa nuk vjen, Milani do ta emërojë trajner Genaro Gattuson.