Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në një kanal në Lushnje. Ja emri

Një trup i pajetë është gjetur këtë të diel në autostradën Lushnje-Fier. Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një mashkull 55 vjeçar. Ai u gjet buzë kanalit kullues tek rreth rrotullimi i Kolonjës.

Policia mësohet se e ka identifikuar personin e vdekur. Sipas policisë, ai është Albert Bullgari, 55 vjeç nga Fieri.

Para 3 ditësh familja e tij, kishte bërë denoncimin në policia pasi nuk ishte kthyer në banesë.

Paraprakisht, dyshohet se personi në fjalë eshte aksidentuar, megjithatë do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar thotë: 

“Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç”. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”.