Formacionet zyrtare: Kukësi-Vllaznia

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” nis pas pak ndeshja mes Kukësit vendës dhe Vllaznisë. Kampionët në fuqi duan të mos humbasin kontaktin me Skënderbeun kryesues, ndërsa ish-trajneri i tyre, tashmë në stolin e Vllaznisë, Ernest Gjoka, kërkon rezultatin pozitiv në ndeshjen e dytë me ekipin shkodranët.

Vllaznia do të luajë sot me sulmuesin Atsina titullar. Ai do të zërë vendin e Kalasë, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon. Kurse formacioni i Kukësit është i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta, thuajse ai që fitoi në Gjirokastër.

Formacionet zyrtare    

Kukësi: Koliçi, Alla, Idrizi, R.Hoxha, Rrumbullaku, Krkotiç, Ethemi, Kale, Bakaj, Guri, Alijev. Trajner: M.Milinkoviç.

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Hasani, Lika, Çinari, Atsina. Trajner: E.Gjoka

Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, M.Qose

Gjyqtar i 4-t: E.Hamiti