Kryemadhi i drejtohet Arian Çanit: Pyetjet për Ramën i bënë oligarkët...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kritikuar ashpër mënyrën se si Arian Çani e intervistoi Edi Ramën mbrëmjen e të premtes në ‘Zonë e Lirë’.

Jo vetëm që ka hedhur dyshimet se intervista ishte e parapërgatitur, por Kryemadhi ka shkuar edhe më tej duke u thënë se pyetjet dhe përgjigjet ishin hartuar nga oligarkët klientë besnikë të kryeministrit.

“Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri” – ka shkruar ajo.