'Mendja e fjalët kanë ngrirë', ndarja nga jeta e Adela Xhamanit prek zemrat e drejtuesve, kolegëve dhe miqve të gazetares

Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani ka prekur thellë zemrat e kolegëve, miqve dhe më së shumti të familjarëve të saj. Shumëkush nuk e beson lajmin e hidhur të kësaj të diele nëntori, e megjithatë kujtimet që Adela ka lënë pas janë të shumta.Dhimbjen për të e ka shprehur pronari i televizionit ‘’Fax News”, Kasem Hysenbelli e cili e quan Adelën, miken, shoqen dhe bashkëpunëtoret e tij.

'Lamtumire mikja,shoqja dhe bashkepunetorja ime e perhereshme. Jam shume i tronditur nga ikja jote e papritur,mendja e fjalet me kane ngrire. Bukroshe e fjale embel nuk do te harroj kurre . Peng me ngeli qe ne 15 Nentor nuk hapem dot deren e emisionit tend “Shtepia e Adeles”. Si besimtare e vertete qofsh e bekuara e parajses dhe te qofte dheu i lehte”, shkruan ai.

Këshilltari për mediat i Presidentit Meta, Emiljano Aleksi:

Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges Adela Xhamani. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe..

Brikena Prifti:

 

Po si moj Adel te postoj kete foto tenden per te thene u prefsh ne paqe, si?? Me pikellove ne zemer dhe ende nuk arrij dot ta besoj qe nuk do te te shoh me… Do me mungosh mua, por edhe kujtdo qe pati mundesine te te njihte, shpirt i bukur!!

Arbana Osmani:

U prehsh ne Paqe Adela! Nje nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Love is for the brave, I’m sure you will find it up there

Irma Libohova: 

Joo s’e besoj dot!

Rezarta Delisula:

Qofsh e xhenetit Adel 

Big Basta: 

Nona sme besohet qe ike kshu….dhe sdua ta besoj.

Orgesa Zaimi:

O Zot i madh cme degjuan veshet cfare fatkeqesie, Adela vajza me e mire qe kam njohur, o shpirt, si ike kaq papritur [????]  Zoti te mori prane, akoma smundem ta besoj …. 

Klevi Pojana:

Për cdo ëndërr që mbetet përgjysëm, për cdo shpirt që shkon shumë shpejt, për cdo njeri kurajoz që tenton të shemb muret e paragjykimit Zoti qoftë mëshirues!

Rozana Radi:

Shokues largimi yt e bukura Adele  [????]  Jeta qenka nje genjeshter e madhe. Qofsh ne parajse bukuri.

Roza Lati:

Sot u zgjova me zemer te thyer…. nuk mund ta besoj…. Adel zemra ime, nuk kishim kofidenca shoqesh te ngushta bashke, por kishim miqesi… Adel zemra ime, shpirti jot i punes dhe karrieres ishte frymzim per mua… Adel zemra ime, Zoti engjejt e bukur i merr prane vetes… u prehsh ne paqe…

Vesa Luma:

Adela..nje vajze qe bukuria e jashtme i reflektonte nga shpirti..e guximshme,punetore dhe nje njeri aq i mire :(((..Nuk me besohet qe ike.. dhe nuk u takuam per kafe javes tjeter  [????] sic e kemi lene..nuk gjej fjalet e duhura ne keto momente,por perfundimisht njerezit me te mire i do Zoti afer vetes! Pusho e qete e dashur! You will be forever missed!

/shuplaka