Valverde ka një mesazh për Messin pas fitores ndaj Bilbaos
Ernesto Valverde është i lumtur që e ka në skuadër Leo Messin.
Kështu ka deklaruar trajneri i Barcelonës pas fitores ndaj Athletic Bilbao.
“Bilbao ishte një pengesë e fortë, sidomos në pjesën e dytë. Ne e humbëm topin shumë dhe ata vazhduan të luanin në pjesën tonë dhe kjo ishte e rrezikshme”, deklaroi Valverde.
”Ne jemi me fat që kemi Messin, i cili bëri disa vendime të shpejta për t’ja dhuruar skuadrës golat”.
”Në pjesën e dytë, Bilbao shkaktoi probleme fizike te ne si dhe psiqike. Por, ne fituam dhe unë jam i kënaqur”.