Ja çfarë tha Bonucci pas ndeshjes Milan-Juve

Të gjithë prisnin me padurim ndeshjen kur Leonardo Bonucci, ish-mbrojtësi i Juventusit tashmë me Milanin, do të luante ndaj ish-skuadrës së tij. Kjo ndeshje u luajt mbrëmë, por lojtari e pa atë nga tribuna për shkak të skualifikimit me 2 ndeshje që pat marrë një javë më parë. Milani i tij u mund 2-0 nga Juventusi, ish-skuadra e tij dhe për lojtarin kjo ka qenë një tjetër mbrëmje e vështirë për t’u përjetuar, në një sezon deri më tani zhgënjyes për kuqezinjtë.

Ka qenë vetë lojtari që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shprehet se për të ka qenë e vëshitrë ta shihte ndeshjen nga tribuna. “Kanë qenë dy ndeshje të vështira për mua për t’u parë nga tribuna. Mezi pres të rikthehem në fushë dhe të ndihmon e luaj me shokët e mi”, ka qenë komenti në “Instagram” i mbrojtësit të Milanit, që deri më tani ka zhgënjyer në kampionat me kuqezinjtë.