Alexis Sanchez ‘driblon’ të gjithë, ja skuadra suprizë që mund ta transferojë

Pronari i skuadrës së Everton, Farhad Moshiri, kërkon të befasojë të gjithë duke sjellë te skuadra e tij sulmuesin kilian Alexis Sanchez, që luan në Premier League me Arsenal. Edhe pse ky sezon nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën e Everton, presidenti planifikon një blerje të madhe në merkaton e janarit, për të ndihmuar ekipin të rikthehet aty ku ka vendin. Moshiri është gati të investojë rreh 35 milionë euro për të marrë Sanchez në merkaton e janarit, teksa kontrata e sulmuesit me “topçinjtë” skadon në fund të këtij sezoni dhe rrezikon të largohet në verë me parametrin “0”.

Ky transferim i Alexis Sanchez tek Evertoni do të befasonte të gjithë, pasi kiliani ka oferta nga ekipet më të mëdha të Europë, si Manchester City, PSG, Bayern Mynih etj., që janë gati të paguajnë edhe më shumë ose presin verën për ta marrë lojtarin pa pagesë. Problemi i vetëm i këtij transferimi të Sanchez tek Evertoni është fakti se skuadra nuk luan në Champions League. Për t’ia mbushur mendjen, drejtuesit e Everton kanë vendosur që në bisedime me kilianin të jetë edhe Ëayne Rooney, një legjendë e futbollit britanik, që këtë verë u transferua nga United tek Evertoni.