FOTO/ Aeroplani i skuadrës së NBA i shpëton tragjedisë, goditet në 9000 metra lartësi

Sot, bota mund të ishte dëshmitare e një prej tragjedive më të mëdha botërore të sportit.

Oklahoma City Thunder ka pësuar humbje në ndeshjen e orëve të para të ditës së sotme kundër Minnesota Timberëolëes me rezultat 119-116.

Por, gjatë rikthimit të basketbollistëve për në Oklahoma, aeroplani që barte lojtarët është goditur nga një zog, i cili për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Hunda e aeroplanit është shtypur teksa ishte në një lartësi prej 9144 metra lartësi, por të cilën gjë nuk e kanë ditur basketbollistët e klubit amerikan.

“Çfarë ka mundur të na godas në qiell gjatë mbrëmjes? Të gjithë janë të sigurt”, shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale të Tëitterit, Carmelo Anthony.

“Mendoj se kemi goditur diçka? 9144 metra lartësi”, shkroi në Tëitter, Josh Huestis.

Ndryshe, në takimet e mbrëmshme ka ndodhur edhe një incident mes dy basketbollistëve amerikan, ku janë kacafytur Draymond Green i Golden State dhe Bradley Beal i Washingtonit.