FOTO/ Prangoset e dashura e ‘Pablo Escobarit’ nga Tirana, pronarit të klubeve të natës

Një vajzë 36-vjecare është arrestuar nga policia Italiane,  si e implikuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Asaj iu gjetën 22 kilogramë hashash dhe marihuanë, ndërsa mediat e shtetit fqinjë shkruajnë se gruaja e arrestuar në Montichiari është e dashura e njërit prej bosëve shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Europë.

Duket se ky arrestim do t’i hapë udhë një hetimi ndërkombëtar mbi trafikun e drogës në Italinë veriore dhe kryesisht në zonën e Brescias.

Mbi këtë ngjarje mediat dhe policia italiane nuk japin shumë detaje, duke menduar që sekreti do të ndihmojë bashkëpunimin ndërkombëtar që të goditet rrjeti i drogë,s dhe të kapen shokët e shqiptarit që konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi të cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Policia e gjeti 36-vjeçaren me një ID false teksa shiste drogën për një trafikant që jeton në Milano.

E dashura e “shefit” kishte gjetur strehë në shtëpinë e një 40-vjeçari të kërkuar për vrasje. Në kohën qe policia u fut te kontrollonte, trafikanti u fsheh në një dollap, por u zbulua.

Hetimi tregoi se 36-vjeçarja kishte rolin e mbajtjes se kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo.

Operacioni është marrë në fund të disa javëve hetimi e përgjimesh. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm.

Edhe pas arrestimit të dyfishtë, operacioni është në vijim.