Anthony Joshua mbetet kampion i botës në boks

Anthony Joshua ka mbrojtur me suksesin titullin e botës në peshat e rënda në boks.

Britaniku 28 vjeçar, që pas ndeshjes me Wladimir Klitschko, ka mbrojtur për herë të parë titullin e botës, duke mposhtur boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.

Ky takim u zhvillua në ‘Principality Stadium’, para 70 mijë tifozëve.

Joshuas iu nevojitën dhjetë raunde, për të shënuar fitoren e 20-të.

Për 36 vjeçarin Takam, kjo ishte humbja e katërt në karrierë, ku numëron edhe tre fitore dhe një barazim