Valverde flet pas fitores ndaj Ath. Bilbaos

Barcelona ka mposhtur 2-0 Ath. Bilbaon në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Golat për katalanasit i shënuan Lionel Messi (37’) dhe Paulinho (92’), ndërsa vendasit nuk arritën të shënonin.

 “Të fitosh në San Mames është shumë e vështirë. Ky është një ligj në këtë stadium. Andre Gomes është një lojtarë shume i fortë, do na ndihmojë shumë. Ai e meriton të luaje në 11-tshe. Ishte shumë e vështirë që mendoja se po kthehem në San Mames si një kundërshtar. Është e vërtetë që në pjesën e dytë e humbëm pak ritmin. Jemi me fat që e kemi Messin në ekipin tonë, ai është një lojtarë që vendos ndeshjet.”, tha Valverde pas ndeshjes.