ZYRTARE: Real Madridi kundër Gironas pa 6 lojtarë

Zinedine Zidane ka ftuar 18 lojtarët për ndeshjen e nesërme si mysafir ndaj Gironas nga ora 16:15, të vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Trajneri Madrilen edhe në këtë javë nuk mund të llogaritë në shërbimet e të dëmtuarve: Navas, Carvajal, Kovacic dhe Bale, dhe dy lojtarëve tjerë që i ka lënë jashtë për këtë ndeshje: Vallejo dhe Mayoral.

Këta janë 18 lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen e nesërme:

Portjerët: Casilla & Moha.Mbrojtësit: Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo & Achraf.Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco & Ceballos.Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema & Lucas Vázquez.