VIDEO/ Aktorja e ‘Portokalli’ tregon si ka njohur bashkëshortin: Në fillim thashë me vete ‘çfarë idioti’

Ajo spikati në spektaklin e humorit me rolin e saj si “Dona”.

Shprehja “E do ti? Ta jep Dona ty” u shndërrua në një hit për këdo që kërkonte nga miqtë diçka. Ndonëse nuk qëndroi gjatë pjesë e “Portokalli”, Oriana Cama nuk është harruar nga publikur shqiptar. Së fundmi, aktorja ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj disa vjeçare me partnerin, Julian Baxho. Dasma u zhvillua në  Bolonja të Italisë dhe sigurisht larg vëmendjes së mediave.

E teksa na ka zbuluar një moment shumë të bukur nga dasma e saj, prerjen e tortës, Oriana ka rrëfyer edhe historinë e tyre të njohjes. Na lejoni t'ju themi se nuk është aspak e zakontë. Julianit i ishte dashur vetëm 15 minuta që ta kuptonte se Oriana do të bëhej gruaja e tij dhe kështu ndodhi. Pavarësisht se Orianës në fillim Juliani i ishte dukur shumë idiot, siç tregon ajo, ja tek jemi sot: vetëm pak ditë më parë ata u martuan.

“Ku u takuam per herë te pare, pas 15 minutash ky djali me tha: E di qe nga ky moment ti je gruaja ime?! Kur do martohemi?!

Une qesha me ironi, ngrita vetullën perpjetë dhe i thashe: Kaq shpejt?!

Jemi vone!-me tha: Pse nuk te kam takuar me pare?!

Zot cfare idioti!- mermerita neper buze!

Ai vazhdoi me qetësi: Nuk ka zot qe te shpeton nga une Oriana Baxho!” rrëfen aktorja.

Mund të mos ju duket shumë romantike, por është një histori shumë e bukur dashurie, që nuk ndodh shpesh që ta dëgjojmë.