Luana Vjollca vs Ermal Mamaqi, plas ‘lufta’ për audiencën! Përplasja me fjalë mes tyre ndez rrjetin

Sonte nis në “Top Channel” programi më i ri “Shiko kush luan”, nën drejtimin e prezantueses seksi Luana Vjollca. Për herë të parë, zonjusha Vjollca nuk mban vetëm detyrën e prezantueses. Në këtë program ajo është edhe bashkëautore, krah Blendi Salajt.

Teksa kurioziteti për emisionin e ri të Luanës është i madh, paralelisht me të Ermal Mamaqi dhe “Xing”-u i tij ka tashmë me vete një pjesë të publikut shqiptar. Konkurrenca është vërtetë e fortë, por dy personazhet e famshëm bëjnë humor rreth kësaj duke marrë gjithçka me sportivitet.

“Mos harro sot ora 21, ‘Xing me Ermalin’”, shkruan Mamaqi. Luana nxiton të komentojë duke i shënuar se sonte teleshikuesit shqiptarë janë të zënë me të. Mamaqi e ka vazhduar replikën duke shkruar: “Luana Vjollca të lutem dil nga jeta ime. Si munde… Ej shiko… Javës tjetër po nuk e pate bezdi ma jep mua atë fustanin e bardhë. Edhe unë kam ndjenja… Edhe unë kam gjoks.”