E keni keqkuptuar Arian Çanin/ Nuk kishte ftuar kryeministrin por Edi Corleonen. Absollut ...

Pse po e keqkuptoni kolegun Arian Çani, nuk e ftoi Edi Ramën si kryeministër. A nuk e patë që edhe pronari i Tv Klan Aleksandër Frangaj nuk e priti në hyrje në ambientet e pronës së tij siç ka bërë me çdo kryeministër?

Shumë kolegë dhe personalitete publike po kontestojnë Arian Çanin për hapësirën dhe pyetjet që i bëri Ramës. Shikojeni ndryshe. Ariani thjeshtë bëri më të mirën e tij, bëri atë që di.

E trajtoj Ramën si Lek Plepin, Ujkun e Cërrikut, Vali Corleonen dhe Ardin e Durrësit. Nuk është faji i Çanit që Rama përveçse “Lek Plep, Ujk Cërriku, Vali Corleone, dhe Ard...” është edhe kryeministër. Të tillë e bëmë ne të gjithë, Ariani e ftoi dhe e trajtoi ashtu siç ai është, si Vali Corleone i Tiranës, ju e shikoni si kryeministër. Absollut...