VIDEO/ Shpat Kasapi rikthehet me një këngë të re

Pas një periudhe pothuajse njëvjeçare pauze këngëtari Shpat Kasapi sapo ka publikuar këngën e re.

Kënga më e re e Shpatit, e paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale, mban titullin “Aroma e saj”.

Kësaj kënge Shpati ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë: Ergys Shahu ka shkruar tekstin, Melem është kujdesur për videon, Gravity për muzikën, ndërsa orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Alskerd Renja.

Së fundmi, Shpatin e kemi parë të angazhuar në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” (YFSF), në të cilin ishte vlerësuar si njëri prej konkurrentëve më të suksesshëm në të gjitha javët.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të ri të Shpat Kasapit.