'FATE TË KRYQËZUARA'/ Një grua krejt ndryshe, ja çfarë po ndodh me Kerimanen e famshme

Aktorja turke Nursel Kose, e njohur si ‘Keriman’ nga seriali “Paramparça” ose “Fate të Kryqëzuara”, në jetën reale është shumë më ndryshe nga ajo që na shfaqet në rol.

Keriman njihet si një grua lakmitare, mashtruese dhe e dashuruar pas gjërave materiale. Megjithatë, në jetën e përditshme “Kerimani” është një grua krejt ndryshe dhe me stilt të veçantë.

Nursel Kose është e lindur në vitin 1970 në Turqi dhe është 47 vjeçe. Ajo studioi dhe punoi në Gjermani për një kohë. Pastaj aktorja njihet edhe me një rol në filmin e mirënjohur “The Edge of Heaven”.