Countinho refuzon të bashkohet me Paris SG, do vetëm Barcelonën

Philippe Coutinho ka refezuar një lëvizje të mundshme te Paris SG në merkaton e janarit, sipas gazetës katalanase Sport.

Përfaqësuesit e brazilianit janë takuar në Londër të hënën me drejtorin sportiv të parizienëve, Antero Henrique, për të diskutuar transferimin e mundshëm.

Por Coutinho e ka mendjen te Barcelona dhe shpreson të shkojë atje në verën e ardhshme, pasi Liverpool nuk e lejoi të shkonte në merkaton e kaluar, ndonëse braziliani bëri gjithçka, duke braktisur edhe stërvitjen në formë presioni.