Milan-Juve, një kuqezi ‘i harruar’ rikthehet në formacionin titullar

Milan shpreson goditjen e madhe kundër Juventusit sot në orën 18:00 në San Siro, pavarësisht mungesave që ka. Nuk do të luajë Bonucci i skualifikuar, ndërsa Bonaventura është i dëmtuar. Në formacionin kuqezi pritet të rikthehet Ignazio Abate, për shkak të dëmtimit të Calabrias.

Është një rikthim i papritur i numrit 20 të kuqezinjve, i cili nuk luan që nga 28 shtatori, në fitoren kundër Rijekës në Europa League. Që atëherë nuk është shfaqur më, katër herë në pankinë në Serie A, ndërsa për takimin me AEK-un as nuk u grumbullua.

Në krahun e djathtë, pas dëmtimit të Contit, Montella ka preferuar Borinin e më pas Calabrian, por Abate do të ketë një tjetër shans sot.