Mallra pa doganë dhe privilegje, reagon deputeti i PD: Ekzistojnë, por unë ...

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duket se kanë privilegje për të futur në Shqipëri mallra pa doganë, mes tyre dhe makina.

Janë të paktën 43 deputetë të cilët gjatë 4 viteve të fundit e kanë përdorur këtë privilegj. Në listën e bërë publike në media, është edhe emri i deputetit të PD-së, Eduard Halimi.

Por në një reagim të tij, ai thotë se ekzistojnë këto privilegje, por ai nuk i ka shfrytëzuar.

Ja çfarë shkruan Halimi në Facebook:

Të dashur miq, 

Në media është shpërndarë një lajm ku përmendet emri im si një nga deputetët që kam përiftuar nga privilegjet e ligjit "Per statusin e deputetit" gjatë vitit 2016. 

Pavarësisht vërtetimeve të lëshuara nga zyrat e Kuvendit mbi këtë të drejtë ligjore të deputetëve, përfshi dhe mua, çmoj të bëj të ditur të vertetën se, gjatë mandatit të kaluar unë nuk e kam shfrytëzuar këtë privilegj. 

E rëndësishme e vërteta gjithmonë. Ju faleminderit.