Zbulohen të vërtetat e vrasjes së Kenedit, FBI-ja: Vrasësi foli me një oficere të KGB-së

Mijëra dokumente të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F Kennedy në vitin 1963 janë bërë publike ditën e djeshme nga qeveria amerikane.

Që nga publikimi, Presidenti Donald Trump ka thënë se do të hapë të gjitha dosjet e mbetura përveç emrave dhe adresave të të gjithë atyre që përmenden ende në dokumentet e mbajtura sekrete me kërkesë të agjencive qeveritare.

Ndërsa mijëra persona nga mbarë bota po shqyrtojnë 2.800 dosjet e publikuara deri më tani, të tjera të dhëna janë bërë publike për rrethanat e vrasjes së misterioze në botë.

Ato kohë,  FBI-ja ishte shprehur jashtëzakonisht e shqetësuar për teoritë e konspiracionit

Në një shkresë me shkrim ditën që u vra personi që qëlloi Presidentin Kenedi, Lee Harvey Osvald, drejtori i FBI-së shprehu shqetësim në lidhje me përhapjen e teorive të konspiracionit.

"Gjëja për të cilën jam e shqetësuar është të nxjerr diçka që të mund të bindë publikun se Osvaldi është vrasësi i vërtetë", u shpreh drejtori Edgar Hoover

Osvaldi i foli me një oficere të KGB-së

Dokumentat  e publikuara zbuluan se CIA kishte përgjuar një telefonatë mes Osvaldit dhe një oficereje të KGB në ambasadën ruse në Mexico City.

Më 28 shtator 1963, vrasësi që qëlloi Kennedi foli me Valerie Vladimiroviç Kostikov, një "oficere e identifikuar të KGB-së", e cila ka punuar për një departament "përgjegjës për sabotimin dhe vrasjen".

Vrasësi zyrtar” i Kennedit, Osvaldi, u qëllua për vdekje në bodrumin e Departamentit të Policisë së Dallasit, dy ditë pasi Presidenti u vra.

Një tjetër memorandum i CIA-s tregoi se zyrtarët sovjetikë kishin frikë se një "gjeneral i papërgjegjshëm" do të niste një raketë drejt BRSS-së pas vdekjes së Presidentit Kennedy.

Dokumente të tjera tregonin se si një gazetë rajonale britanike, “Cambridge Neës”, mori një telefonatë anonime rreth "disa lajmeve të mëdha" në SHBA, orë para vrasjes së Kennedi./Përshtati SYRI.net/