FOTO/ Mascherano largohet nga Barça, surprizë klubi i ri

Javier Mascherano duket se do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se ylli argjentinas kërkon që të fillojë një aventurë të re.

Edhe pse ka kontratë në Camp Nou deri më 2019, Mascherano do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni. 

Mascherano pritet të transferohet në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.