George Michael kryeson listën britanike

Ylli i muzikës pop, George Michael, është radhitur në vendin e parë në listën britanike, dhjetë muaj pas vdekjes së tij.

Versioni i zgjatur i albumit të dytë 'Listen Without Prejudice Vol 1', ka tejkaluar Niall Horan dhe Pink duke u shndërruar në albumin më të shitur të kësaj jave.

Ky album është për 30,000 shitje para “Beautiful Trauma” të Pink, e cila kaloi në numrin dy të kësaj liste.

George Michael kishte kryesuar listën edhe para 27 vjetëve./klankosova.tv/