Ish-shoku i skuadrës hedh poshtë Ronaldon: Messi është më i miri

Aktualisht luan në Indi me fanellën e Kerala Blasters, ndërsa në të kaluarën ka qenë shok skuadre me Cristiano Ronaldo te Manchester United.

Dimitar Berbatov, i cili ka luajtur bashkë me portugezin gjatë sezonit 2008-2009, në një intervistë për “ESPN FC”, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me CR7 dhe rivalitetin e tij me Messin.

Cristiano është një futbollist i shkëlqyer, por Leo është absolutisht më i miri. E bën të lehtë çdo lloj lëvizje, shënon dhe krijon raste për gol, duke qenë shumë i kompletuar. Nëse pyet dikë më të madh në moshë, se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, atëherë me siguri do të përgjigjej: ‘Pele, Maradona, Puskas, ose Di Stefano’. Por, nëse pyet dikë të gjeneratës time, atëherë përgjigja do të ishte padyshim njëri mes Messit dhe Cristiano Ronaldos”, deklaroi Berbatov.