VIDEO/ Del traileri i filmit ‘Vëllai im’ me aktorët e njohur turq

Një projekt filmik që kinematografia turke solli dy vite më parë u pëlqye shumë nga të gjithë, madje edhe nga publiku shqiptar.

Është ky filmi “Kardesim Benim” që në shqip do të thotë “Vëllai im” me protagonistë aktorët, Burak Ozçivit dhe Murat Boz.

Meqenëse pjesa e parë e këtij filmi ishte pëlqyer shumë, regjisori kishte vendosur ta realizojë edhe pjesën e dytë, e cila do të lansohet në kinema gjatë muajit nëntor.

Burak i cili tek ne njihet në rolin e Kemalit tek seriali “Dashuri e zezë”, ka publikuar trailerin e filmit përmes një videoje në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Më poshtë mund ta shihni trailerin e filmit të përmendur.