VIDEO/ Rama i vrenjtur dhe me nerva ... Ja çfarë bëri kryeministri para se të hynte tek emisioni i Çanit

Ka mbërritur pak minuta më parë në studiot e Tv Klan Kryeministri Edi Rama. Serioz, madje i vrenjtur, me atlete dhe kostum Rama ka kaluar indiferent pa përshëndetur askënd.

Kryeministri ka hyrë në dhomën e grimit për të vijuar më pas në studio. Ndonëse prej kohësh epiteti i tij për mediat është fjala kazan, Kryeministri nuk heq dot dorë nga zakoni i të dalit në ekran.