Vlorë/ Pinte kafe, burri humb jetën papritur

Një ngjarje dramatike ka ndodhur një ditë më parë në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas burimeve policore, E.S. 63 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, ishte duke pirë kafe në një lokal, kur papritur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ai është dërguar në spital, por ka mbërritur i pajetë aty. Paraprakisht, dyshohet se burri ka pësuar infarkt teksa konsumonte kafen.

Ndërkohë, policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.