FOTO/ Seksbomba shqiptare, prezantuesja që refuzoi ish-lojtarin e Juventusit! Ja çfarë ndodhi...!

Në “Pop Culture”, Einxhel Shkira foli mes të tjerash edhe për një foto ku ajo duket pranë ish-sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet.

Einxhel tregon se fotoja është bërë në një event të drejtuar nga ajo, ndërsa francezi ishte i ftuar. “Ishim në një event, të cilin e moderoja unë dhe Trezeguet ishte i ftuar special. Në atë moment, ai kërkoi të pinte diçka me mua, por unë i thashë, që nuk mundem”.

Më tej, Einxhel zbulon edhe arsyet e refuzimit.

“Realisht nuk është se më pëlqeu. Ne krijojmë këtë idenë që këta personazhet super të famshëm janë ndonjë qënie e çuditshme, por faktikisht ishte një mashkull si gjithë të tjerët. Në momentin e parë që zbriti, filloi të gjuante kë kishte rrotull. Nuk mu duk aspak interesant”, thotë Einxhel.